Mbrojtja e vajzave nga kanceri ne miter

May 17, 2013 Semundjet

kanceri-ne-miter

Kanceri ne miter – rastet më të shumta shkaktohen nga disa lloje virusi të papilomës ose HPV (Human Papilloma Virus), që transmetohet përmes rrugëve seksuale.

“Çdo dy minuta një grua vdes nga kanceri i mitrës. Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse sesa lindja. Rreth 275 mijë gra vdesin nga kanceri cdo vit, 85 për qind e tyre në vendet në zhvillim. Ky kancer po përhapet gjithnjë e më shumë. Prandaj nëse nuk ndërhyhet, deri në vitin 2030 do të jenë 430 mijë vdekje në vit”, deklaroi doktoresha Seth Berkley, presidente e Aleancës GAVI.


Vazhdo… »

Infeksionet vaginale

May 14, 2013 Semundjet

Infeksionet vaginale

Asgjë tjetër nuk ia heq gruas gëzimin e jetës seksuale, sa ç’e bën këtë? infeksioni vaginal me mykrat. Simptomi më i zakonshëm i infeksionit mykotik të vaginës së gruas, i pranishëm në 90% të rasteve, është kruajtja intensive e vulvës dhe e hapjes vaginale. Organet gjenitale të gruas bëhen aq seksi, sa edhe një këpucë e vjetër!.? Gruaja ka djegie gjatë urinimit dhe interkursës. Indet vaginale janë të inflamuara, të skuqura dhe me sekrecione si gjizë. Disa gra të infektuara thonë se këto sekrecione mbajnë erë si “buka që piqet”.

Për fat të keq, të gjitha këto ankesa të zymta i kanë, thuajse, të gjitha gratë e infektuara. Infeksionet nga mykrat janë nga infeksionet me të shpeshta që diagnostikohen në shërbimet e gjinekologjisë. Tre, nga katër gra që vizitohen në repartet e gjinekologjisë, pavarësisht, se në ç’moment të jetës së tyre fertile janë, kanë infeksione mykotike. Në një të katërtën e këtyre grave, sipas statistikave mjekësore, sëmundja përsëritet shpesh dhe shoqërohet me infeksione të tjera.
Shkaktari i infeksioneve mykotike është një myk (fungus )që quhet Candida albicans dhe infeksioni që ai shkakton quhet kandidoza vulvovaginale.


Vazhdo… »

Dhimbjet e kokës

May 12, 2013 Semundjet

Dhimbjet e kokës

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj.

Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke.


Vazhdo… »

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

May 12, 2013 Semundjet

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

Ndryshimet ne mukoze, dhembe ose gjuhe mund te jene shenja paralajmeruese per semundje serioze.

Era e keqe nga goja
Ndoshta behet fjale per halitozen, e cila mund te jete pasoje e shume faktoreve, madje edhe e diabetit te padiagnostikuar. Ne mesin e shkaktareve te tjere eshte edhe etja kronike ose lodhja kronike. Behuni gati per nje kontrollim sistematik.

Goja e thate
Ndoshta e keni sindromen e Sjogrenovit, semundjen autoimune, per shkak te se ciles organizmi nuk prodhon peshtyme ose lot te mjaftueshem. Duke pasur parasysh qe peshtyma eshte e rendesishme per mirembajtje te dhembeve, enjte e rendesishme qe pervec oftamologut, i cili eshte ekspert per kete problem., te vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonje ilac, por ekzistojne mjete, te cilat i reduktojne problemet.


Vazhdo… »

Damaret ne kembe

January 25, 2013 Semundjet

damaret ne kembeShumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi.

Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.


Vazhdo… »

Semundjet e zemres

September 26, 2012 Semundjet

semundjet e zemresZemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut. Zemra është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë.
Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra. Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak.

Funksionimi i zemres
Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti. Në të gjitha këto raste, duke mos funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore. Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë si duhet.


Vazhdo… »

Semundja parkinson

September 25, 2012 Semundjet

semundja parkinsonEshte nje demtim i sistemit nervor qe prek levizjen, ekulibrin dhe kontrollin e muskujve.

Shkaqet:
Qelizat nervore degradojne ne pjesen e trurit te quajtur substania nigra. Ne kete zone qelizat nervore specifike te quajtura striatum, ku neurotransmetuesit te quajtur dopamine clirohen. Dopamina eshte nje neutransmetues i rendesishem dhe ndryshimet ne perqindje e tij mund te shkaktojne probleme mjekesore. Humbja ose shkaterrimi i ketyre qelizave nervore si dhe zvogelimi i perqendrimit te dopamines jane shkaktaret kryesore te semundjes parkinson. Por jo vetem keto, gjithashtu ndikojne edhe faktoret gjenetike.

Teori te tjera shpjegojne se radikalet e lira qe formohen cdo dite ne trupin tone, mund te kene nje rol ne zhvillimin e semundjes parkinson. Keto krijohen kur dopamine shkaterrohet pasi kombinohet me O2. Shkaterrimi i dopamines realiozohet nga nje enzyme, monoamine oxide, qe con ne formimin e peroksidit te H2. Ku nje protein e quajtur gluation, normalisht shkaterron kete peroksid, por ne qofse ky nuk do te eliminohet sakte, atehere con ne formimin e radikaleve te lira, qe komunikojne me membrane qelizore duke shkaterruar fillimisht membrane pastaj qelizen. Ne semundjen parkinson glutationi reduktohet, qe tregon se kemi nje humbje te mbrojtjes nga formimi i ketyre radikaleve.


Vazhdo… »

Semundja e sides (HIV, AIDS)

September 19, 2012 Semundjet

sidaSemundja e sides eshte nje semundje qe shkaterron ngadale imunitetin e trupit. Pa keto mbrojtje te rendesishme, nje njeri me SIDE nuk mund te ruhet nga mikrobet ose kancer.

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.

Simptomat
Infeksioni i qelizave te bardha te gjakut nga virusi. Pas kontraktues me virusin e HIV, shume njerez te zhvillojne simptoma te ngjashme me nje grip te pergjithshem. Kjo eshte zakonisht, ethe dhimbje koke,muskujve dhe dhimbje te pergjithshme, dhimbje stomaku, nyjet limfatike fryre. Kjo simptome si te gripit mund te zgjase nje jave ose dy, pastaj zhduken. Disa njerez, megjithate, jane plotesisht asimptomatike (nuk tregojne simptome).


Vazhdo… »

Sinuset e hundeve

September 19, 2012 Semundjet

sinusetSinusiti nuk është një sëmundje që duhet nënvlerësuar sepse në rast moskurimi mund të shkaktojë probleme serioze të syrit dhe trurit. Në disa raste ai mund të përfundojë dhe me vdekje. Një sinusit i pakuruar mund të shkaktojë apses të trurit apo meningjit, çrregullime në shikim etj. Si rezultat personi i sëmuri mund të verbohet ose paralizohet. Sinuset shpesh ngjasojnë me një ftohje të thjeshtë, por se simptomat zgjasin më gjatë. Nëse zgjasin më shumë se dy javë, ekziston mundësia e infektimit. Nëse nuk i shëroni me kohë, problemet mund të zgjasin nga tre javë deri në tre vite. Ekzistojnë disa shërues natyralë, që mund ta lehtësojnë dhe mposhtin infeksionin e sinuseve.

Simptomat e sinuseve (sinusit)
Sinusiti akut zakonisht shfaqet pas një gripi apo rrufe duke shkaktuar çrregullime në sinuse dhe si rrjedhojë lindjen e çrregullimeve anatomike në hundë, sëmundjeve alergjike apo të mukozës së hundës. Secila prej këtyre sëmundjeve mund të shkaktojë sinusitin. Shenja e sinuzitit jane sekrecione te trasha nga hundet, dhimbje ose presion ne fytyre dhe dobesim i nuhatjes. Ka disa nendarje per sinuzietet ne varesi te kohes qe ato zgjasin – akute, subakute, kronike, perseritese.


Vazhdo… »

Semundjet e veshkave

December 5, 2011 Semundjet

Sëmundjet e veshkave dhe diabeti

Sëmundjet e veshkave janë një nga komplikimet që vijnë si rezultat i diabetit, pas një kohe të gjatë. Aktualisht tek një e treta e njerëzve që vuajnë nga diabeti mund të zhvillohen dhe sëmundjet e veshkave. Kjo fletë informuese shpjegon se si diabeti mund të ndikojë tek veshkat, duke përfshirë një informacion të përgjithshëm për veshkat, sëmundjet e veshkave, simptomat dhe trajtimin e tyre. Gjithashtu do të shpjegojë sesi njerëzit me diabet mund të parandalojnë dëmtimin e veshkave.

Veshkat
Veshkat janë organe të rëndësishmë që shërbejnë si kullues për të filtruar dhe pastruar gjakun dhe për të eliminuar mbetjet dhe lëngjet e tepërta, duke urinuar. Ato rregullojnë sasinë e lëngjeve dhe të kripërave të ndryshme të trupit, duke ndihmuar për të kontrolluar tensionin e gjakut. Ato shërbejnë gjithashtu për të lëshuar hormone dhe vitaminën D, e cila kontrollon tretjen e kalciumit në kocka.


Vazhdo… »

« Postimet e meparshme

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Parashikimi i motit | Emra Shqip | Horoskopi Shqip | Filma Vizatimor
eXTReMe Tracker