Infeksionet urinare

May 22, 2013 Semundjet

Infeksionet urinare

Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t’u prekur.

Dr. Arbër Neziri, mr.sci., urolog thotë se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje.

Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes). Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Cilat janë shenjat (simptomat)?

Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat
tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:

* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar

* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit

* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët

* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)

* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë

* Urinimi gjatë natës (nikturia)

Pse ndodh dhe cilët janë shkaktarët?

Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina në vetvete është sterile, por prishja e mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart. Infeksionet më të zakonshme të sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikëzën dhe uretrën.

Infeksionet e fshikëzës (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90 për qind) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që gjendet në traktin tretës. Akti seksual mund të çojë në ciste, por një femër mund të zhvillojë infeksion të traktit urinar edhe pa pasur jetë aktive seksuale.

Të gjitha femrat janë shumë të predispozuara për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës. Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë për në uretër. Dhe, veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagina janë shumë afër, atëherë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të uretriteve. Të mos harrojmë prostatitet, të cilat janë infeksione të prostatës tek burrat dhe kanë, veç shenjave shumë të theksuara (djegie gjatë urinimit, urinime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në fund të barku), edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t’u mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë periudha të gjata mjekimi, deri në 6 muaj.

Çaj kundër infeksioneve të kanaleve urinare:

1) Çaj me bishta të vishnjave
50 gr. bishta të thatë të vishnjave
1 litër ujë e vlon pastaj ia qet bishtat dhe i len 20 minuta. I pi gjatë ditës me sheqer sipas shijes ose në vend të sheqerit me mjaltë.

2) Çaj uvin 1 filtër me 100 ml ujë, mund t’i shtohet mjaltë sipas shijes.

3) Çaj kantarion 1 filtër me 100 ml. ujë, mund t’i shtohet mjaltë sipas shijes.

4) Çaj me cimet 100 ml ujë të vluar dhe 1 e katërta e lugës së vogël cimet. I hedh sheqer ose mjaltë sipas shijes. Është e preferuar edhe për ngritjen e imunitetit.

5) Çaj kamomili 100 ml ujë të vluar ia hedh 1 filtre dhe e lë të rrinë për 5-10 minuta. Sheqer i hedh sipas shijes. Te femrat me cikël mujor dhe të lehonat nuk preferohet sepse mund të shkaktojë gjakderdhje.

6) Çaj karafili 100 ml ujë të vluar dhe 1 e katërta e lugës së vogël karafil i bluar ose 2 karafila të pabluar. Preferohet të jepet edhe te ata fëmijë që kanë dhimbje të barkut sepse e bën lirimin e muskujve, gjithashtu edhe tek ato gra që janë në muajin e nëntë të shtatzënisë e nuk mund të hapen për lindje sepse ky çaj e bën lirimin e muskujve dhe kështu mund të hapen lehtë në mënyrë natyrale. Kurse te ato gra që janë në fillim të muajve të parë ose në mes të shtatzënisë nuk preferohet sepse mund të kenë abort spontan ose lindje të parakohshme.

7) Çaj boronice 100 ml ujë të vluar me 1 filter i lëmë 5-10 minuta. Pastaj, duhet të pihet me sheqer sipas shijes ose me mjaltë. Përveç pastrimit të kanaleve të urinës është i mirë edhe për anemi.

8) Çaj hithre 100 ml ujë të vluar me 1 filtër të rrinë 5 -10 minuta. Përveç kanaleve të urinës është e mirë dhe e preferuar edhe për shërimin e anemisë, për rrënjën e flokëve, reumatizmin, diarenë, sëmundjet e mëlçisë, kundër gurëve në fshikëzën e tëmthit, për ndalimin e hemorragjisë, për shërimin e plagëve, për shërimin e kafshimit të insekteve, etj.Është e preferuar të përdoret një muaj me radhë pa ndërprerje dhe me mjaltë, vetëm nëse nuk keni mjaltë bën me sheqer sipas shijes.

Për rënien e flokëve e përgatit si çaj dhe e len të lëshojë 20 minuta pastaj i shpërlan flokët me të për 10 ditë me radhë. (Burimi i artikullit IndeksOnline)

Tags:

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker