Infeksionet vaginale

May 14, 2013 Semundjet

Infeksionet vaginale

Asgjë tjetër nuk ia heq gruas gëzimin e jetës seksuale, sa ç’e bën këtë? infeksioni vaginal me mykrat. Simptomi më i zakonshëm i infeksionit mykotik të vaginës së gruas, i pranishëm në 90% të rasteve, është kruajtja intensive e vulvës dhe e hapjes vaginale. Organet gjenitale të gruas bëhen aq seksi, sa edhe një këpucë e vjetër!.? Gruaja ka djegie gjatë urinimit dhe interkursës. Indet vaginale janë të inflamuara, të skuqura dhe me sekrecione si gjizë. Disa gra të infektuara thonë se këto sekrecione mbajnë erë si “buka që piqet”.

Për fat të keq, të gjitha këto ankesa të zymta i kanë, thuajse, të gjitha gratë e infektuara. Infeksionet nga mykrat janë nga infeksionet me të shpeshta që diagnostikohen në shërbimet e gjinekologjisë. Tre, nga katër gra që vizitohen në repartet e gjinekologjisë, pavarësisht, se në ç’moment të jetës së tyre fertile janë, kanë infeksione mykotike. Në një të katërtën e këtyre grave, sipas statistikave mjekësore, sëmundja përsëritet shpesh dhe shoqërohet me infeksione të tjera.
Shkaktari i infeksioneve mykotike është një myk (fungus )që quhet Candida albicans dhe infeksioni që ai shkakton quhet kandidoza vulvovaginale.

Si të gjitha mykrat, candida albicans, zhvillohet mirë në vende të ngrohta, të errëta dhe me lagështirë. Vagina është vend perfekt për zhvillimin e mykut, ndonëse, ato zhvillohen po aq mirë edhe në fyt dhe në zorrë.

Kush e shkakton sëmundjen?

Të gjitha gratë, pa përjashtim, kanë myk dhe shumë mikroorganizma të tjera në vagjinën e tyre. Ky koleksion mikroorganizmash është i mirëpritur në vaginë normale.? Ajo që ne e quajmë “infeksioni i vaginës me myk” ndodh kur për arsye të ndryshme ekologjia e florës natyrale vaginale prishet.

Normalisht, ekosistemi vaginal që vetë-mbahet, krijon në vaginë një mjedis lehtësisht acid. Ky mjedis bën që mikroorganizmat që normalisht janë në vaginë, midis tyre dhe candida albicans, të mos shumëzohen jashtë kontrollit. Kur, për shumë arsye të njohura, balanca mikrobiale vaginale prishet, kjo bën që të zhvillohen infeksionet me myk.

Cilët janë faktorët që e prishin balancën mikrobike vaginale?

1-Antibiotikët. Për arsye se antibiotikët vrasin mikrobet që duhen për të mbajtur aciditetin normal të vaginës, përdorimi i tyre pa kriter është një nga shkaqet më kryesore për zhvillimin e infeksioneve mykotike. Madje, disa antibiotikë (tetraciklinat) kanë aftësi të stimulojnë direkt qelizat mykotike.

2-Hormonet femërore. Gratë që marrin estrogjen nga përdorimi i pilulave kontraceptive dhe gratë në menopauz që i përdorin këto pilula si terapi hormonale zëvendësuese, janë më të prirura për të zhvilluar infeksione nga myku. Estrogjeni shkakton shumë ndryshime metabolike dhe në disa gra ai stimulon direkt qelizat mykotike. Mekanizmi se si estrogjeni stimulon qelizat mykotike, akoma nuk është i njohur.? Dihet, gjithashtu, që estrogjeni e rrit mbi 50 përqind përmbajtjen e glikogjenit në vaginë. Por glikogjeni zbërthehet në sheqer dhe qelizave të mykut u pëlqen të ushqehen me sheqer (kështu ndodh në fermentimin e pijeve). Deri sot nuk ka studime që të tregojnë lidhjen direkte të infeksionit me myk me ushqimin me shumë sheqer. (Pakësimi i sheqerit në ushqim, gjithsesi, është i këshilluar për shëndetin në tërësi.)

3-Kortikosteroidet. Këto barna, që përdoren për të mjekuar astmën dhe sëmundjet autoimune, siç është lupusi, mund të kenë efekte “shkatërruese “ në sistemin imun të trupit. Kjo bën që të rritet rreziku i infeksioneve me myk. Kortikosteroidet janë të njëjta me ato lëndë që trupi prodhon kur është në gjendje stresi. Kjo shpjegon arsyen pse stresi mund të kontribuojë? në shfaqjen e infeksioneve? me myk.

4-Shtatzënia. Katërmbëdhjetë përqind e grave shtatzëna zhvillojnë infeksione vaginale me myk. Kjo ndodh sepse ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, e prishin ambientin vaginal. Gjysma e grave të infektuara, u duhet të mjekohen për infeksione mykotike disa herë gjatë shtatzënisë.

5-Menstruacionet. Disa gra janë të predispozuara të infektohen me mykrat përpara, ose gjatë periodave. Kjo ndodh sepse gjaku menstrual e bën ambientin në vaginë më pak acid.(Aciditeti frenon zhvillimin e mykrave)

6- Diabeti. Niveli i lartë i sheqerit në gjak rrit shkallën e infektimit me mykra. Kjo ndodh ngaqë rritet niveli i glukozës në vaginë.

Përhapja e infeksionit

Gjinekologët i trajtojnë infeksionet mykotike me njërin nga këto tre medikamente: miconazole(Monistat), clotrimazole(Gyne-Lotrimin)ose nystatin (Mycostatin ose Nilstat). Rreth ¾ e rasteve, me ndihmën e këtyre? mjekime, duket se? e zgjidhin problemin, por ngelen akoma shumë gra në të cilat mjekimi nuk ka efekt dhe infeksionet e përsëritura me myk bëhen një tmerr që përsëritet.? Që këto gra të gjejnë shpëtimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm, ato duhet të ndryshojnë cilësisht mënyrën e të jetuarit.

Një pyetje që duhet sqaruar është kjo:

A kalon infeksioni me myk nga njeri partner tek tjetri?

Studimet kanë treguar se partnerët seksualë kanë, zakonisht , të njëjtin shtam myku. Kjo tregon se infeksioni kalon nga njëri tek tjetri si në një lojë Ping-Pongu seksuale.? Pra përgjigja është një “PO”.

Është e njohur se burrat mund të kenë candida në lëkurën e gjenitaleve të tyre, ndenë lafshën e penisit, ose në prostatë. Kjo e fundit bën që të infektohet edhe sperma e tyre. Një burrë i infektuar ka këto shenja: skuqje të lëkurës së gjenitaleve të tij dhe kur prostata është e infektuar me myk ai ndjen dhimbje gjatë ejakulacionit (prishjes). Si rregull, burrat e infektuar me myk nuk kanë shenja. Jeta? ka shumë? hile!.

Gratë mund të zhvillojnë infeksionin mykotik edhe pa pasur asnjë kontakt seksual. Kandida është prezente në zorrët e gruas dhe ato shërbejnë si një “rezervuar” për organizmat, që e reinfektojnë vaginë e gruas në mënyrë të përsëritur. Doktorët që mbjellin dhe bëjnë kulturat e spermës të partnerëve seksuale të grave të infektuara me myk, kanë gjetur se shumica e burrave janë? mbartës të mykut (mundet nga infeksioni i prostatës).

Në një studim të vogël me 33 gra, doktorët konstatuan se kur i mjekuan të dy partnerët seksualë për dy javë me 200 mgr në ditë nga preparati antifungal ketoconazole, 31 nga këto gra u shëruan dhe mbetëm të painfektuara për një vit. Disa doktorë këshillojnë që partnerët seksualë të grave që vuajnë nga infeksione mykotike të përsëritura, duhet të bëjnë kulturën e spermës për myk dhe të përdorin në? gjenitalet e tyre kremin? antifungal Mycostatina.

Infeksione të tjera të ngjashme.

Ka raste, kur mendohet që gruaja vuan nga infeksioni me myk, ndërsa në të vërtetë, infeksioni është shkaktuar nga një organizëm tjetër, që është gjithashtu, po aq i pakëndshëm. Ja pse kur gruaja shkon tek doktori me një infeksion vaginal, doktori insiston për një ekzaminim pelvik. Ai merr material nga sekrecionet vaginale për ekzaminim mikroskopik dhe mikrobiologjik.? Nuk ka dyshim, që mjeku gjinekolog është i pajisur më mirë për këto lloj ekzaminimesh, nga ç’është një mjek? i përgjithshëm.

Ndonjëherë, mikroorganizmi përgjegjës për infeksionin vaginal mund të jetë bakteri që quhet Gardnella vaginalis (infeksioni prej saj quhet vaginoza bakteriale). Simptomi më i zakonshëm i vaginozës bakteriale është sekrecione vaginale si qumësht, me shkumë, të bardha ose gri dhe me erë. Disa gra të infektuara, vënë re se, menjëherë, pas interkursës, ndjejnë një erë si peshk. Testi klasik që doktorët rekomandojnë të përdoret? është i ashtuquajturi “testi i nuhatjes”: Kur përzien sekrecionet vaginale me hydroxid kaliumi dhe prodhohet era e peshkut, kjo tregon se G. Vaginalis ka gjetur një shtëpi të re në vaginë e gruas.

Si ta parandalojmë infeksionin?

Nga të gjitha sa thamë, mund të krijohet mendimi se disa nga infeksionet vaginale janë pjesë e jetës së çdo gruaje. Kjo nuk është e vërtetë. Gratë mund të luftojnë me to. Më poshtë do të tregoj për disa mënyra se si ju duhet të luftoni me to.

Ndërroni kontraceptivin. Studimet kanë treguar se kontraceptivët oralë, pajisjet intra-uterine, spermicidet vaginale dhe sfungjerët kontraceptive i rritin shanset që një grua të zhvillojë infeksionin mykotik. Pajisjet intra-uterine rritin sekrecionet vaginale, të cilat favorizojnë rritjen e mykut. Sfungjerët rritin rrezikun sepse ato përmbajnë spermicid, që vret bakteret e nevojshme bashkë me spermatozoidet. Në një studim me prostitutat në Bangkok, Tailandë, përdorueset e sfungjerëve u gjetën të infektuan dy herë më shumë me myk, nga ato që nuk përdornin sfungjerë. Është më mirë të kaloni në mbrojtje barrierë kundër shtatzënisë, siç janë kondomet ose kapulet cervikale. Ato nuk kanë rrezik të lartë? për infektimin me myk.

Evitoni mbathjet e shtrënguara. Lagështia dhe ngrohtësia janë kombinacioni perfekt për rritjen e mykut. Ekspozimi në diell me rroba banje të lagura, veshja e të mbathurave prej najloni, veshja e getave, veshja e xhinseve të ngushta është sikur ta kërkoni vetë belanë. Doktorët thonë se është mirë të vishni gjëra që qëndrojnë lirshëm, mbathje prej pambuku të bardhë, geta me pjesën e gjenitaleve prej pambuku. Këshillohen të mbathura të bardha sepse disa ngjyra janë irituese për organet gjenitale.

Evitoni ushqimet me sheqer. Flitet shumë, ndonëse, ka pak të dhëna shkencore që të vërtetojnë se duke evituar ushqimet me sheqer, gratë, mund të pakësojnë shanset për t’u infektuar me myk vaginal. Arsyeja është e thjeshtë, më pak sheqer në ushqim, më pak glukozë në vaginë.

Mos përdorni lëndë irituese. Çdo gjë që irriton indet vaginale predispozon për infeksion me myk. Kështu evitoni spërkatjet me deodorantë femërorë, evitoni letrën e tualetit të parfumuar dhe evitoni dushet vaginale të shpeshta. Rekomandohen dushe vetëm me ujë, pa uthull, pa bikarbonat, pa Betadinë dhe kimikate të tjera të dëmshme. Disa gra që janë shumë të ndjeshme dhe kanë histori me infeksione myku, duhet të evitojnë të gjitha kimikatet, përfshi sapunin, vajin e vaskës, larjen me flluska, gelin lubrifikant dhe tamponët me deodorantë. Shumë gra ankohen, se kur përdorin tamponët infeksionet u përsëriten më të rënda.? Përdorni pece sanitare në vend të tamponëve.

Provoni kosin. Ka pak të dhëna shkencore, por shumë gra thonë se ngrënia e kosit ndihmon(kosi restauron bakteret që luftojnë kandidat). Në një studim të vogël 11 gra të infektuara me candida u monitoruan për gjashtë muaj. Pas kësaj, ato hëngrën çdo ditë për gjashtë muaj, një kupë me kos që përmbante Lactobacillus acidophilus. Rezultati: Infeksionet u pakësuan gjatë gjashtë muajve që gratë hëngrën kos. Kërkuesit rekomandojnë se ju duhet të gjeni kos që përmban L. Acidophilus aktiv. Mos përdorni kos direkt në vaginë. Kosi në vaginë mund të shtojë edhe ndonjë infeksion tjetër bakterial, mbi problemin që ju keni.

Disa doktorë rekomandojnë të merren tre ose katër kapsule me L. Acidophilus që gjenden në supermarketet ose në farmaci, sa herë që merrni një dozë me antibiotikë. Kjo do t’u ndihmojë të restauroni florën vaginale.

Tags:

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker