Kollitje

November 15, 2011 Semundjet

Kollitja është metodë me anë të së cilës organizimi i eliminon materiale huaja ose mukusin nga mushkëritë dhe rrugët e sipërme të frymë-marrjes ose vjen si reagim ndaj ndonjë ngacmimi të rrugëve ajrore. Kollitja ka disa tipare të veçanta të cilat mund të mësoni t’i dalloni. Kollështë vetëm një simptomë, jo sëmundje, dhe shpesh rëndësia e kollës tuaj mund të përcaktohet vetëm kur zhvillohen simptoma të tjera.

Kolla produktive prodhon gëlbazë ose mukus. Mukusi mund të kullojë poshtë në fyt nga hunda ose sinuset ose mund të vijë lart nga mushkëritë. Kolla produktive në përgjithësi nuk duhet të ndërpritet; ajo e pastron mukusin nga mushkëritë. Ka shumë shkaktarë të kollës produktive, siç janë:

Sëmundjet virale. Është normale të keni kollë produktive kur keni fohje të shpeshtë. Kollitja është shpesh e nxitur nga gëlbaza që kalon poshtë në fyt. Infeksionet. Infeksionet e mushkërive ose rrugëve të sipërme ajrore mund të shkaktojnë kollë. Kolla produktive mund të jetë simptomë e pneumonisë, bronkitit, si-nusitit ose tuberkulozit. Çrregullimet kronike të mushkërive. Kolla produktive mund të jetë shenjë se keni ndonjë infeksion ose se po prekeni nga së-mundja obstruktive pulmonare kronike.

Acidi i lukthit ngritët në ezofag. Ky tip i kollës mund të jetë simptomë e refeksit gastroezofageal dhe mund të ju zgjojë prej gjumi. Zbrazjet e hundës bien poshtë në fyt. Kjo mund të shkaktojë kollë produktive ose ndjenjë se keni nevojë vazhdimisht të pastroji grykën tuaj.Pirrja e duhanit. Kolla produktive në personat që pinë duhan është shenjë e shpeshtë e dëmtimit të mushkërisë ose irritimit të fytit ose ezofagut.

Kolla joproduktive është e thatë dhe nuk nxjerr gëlbazë. Kolla e thatë mund të zhvil-lohet në fund të fohjes ose pas ekspozimit në ndonjë irritues, siç është pluhuri ose duhani. Ka shumë shkaktarë të kollës joproduktive, siç janë:

Sëmundjet virale. Pas fohjes, kolla e thatë mund të zgjatë disa javë më shumë se sa simptomat tjera dhe shpesh përkeqëso-het gjatë natës. Bronkospazma. Kolla joproduktive, pjesërisht natën, mund të indikojë spazmat në tubin bronkial (bronkospazmën), të shkaktuar nga irritimi. Alergjia. Teshtitja e shpeshtë po ashtu është simptomë e zakonshme e rinitit alergjik. Barnat. Barnat e quajtura ACE inhibitorë të cilat shfrytëzohen për kontrollin e shtypjes së gjakut. Ekspozimi në pluhur, tym ose kemikalie në vendin e punës.Astma. Kolla e thatë kronike mund të jetë shenjë e astmës së lehtë. Simptome tjera mund të përfshijnë frymëmarrjen e vështirësuar, frymëmarrjet e shkurta, ose ndjenjën e ngushtimit në gjoks. Bllokimi i rrugëve ajrore nga ndonjë objekt i inhaluar, si ushqim ose ndonjë pil-ulë.

Kolla tek femijet

Fëmijët mund të zhvillojnë kollën nga sëmundje ose shkaktarë që zakonisht nuk i prekin të rriturit, siç janë:

Infeksione të sistemit respirator.Bllokim i rrugëve ajrore nga ndonjë ob-jekt i vogël i inhaluar, si ushqimi, pjesë e lojërave, ose ndonjë gjë tjetër. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit të prindërve ose të tjerëve në prani të të cilëve tymosin. Problemet emocionale ose psikologjike. Kolla “psikogjenike” e thatë, joproduktive, paraqitet më shpesh tek fëmijët se sa tek të rriturit. Shumë kollitje shkaktohen nga së-mundje virale. Antibiotikët nuk përdoren për shërimin e sëmundjeve virale dhe sigurisht nuk ndikojnë në infek-sionin viral. Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve rrit rrezikun e reaksioneve alergjike, ose efekteve anësore të an-tibiotikëve, si nauzea, vjellja, diarrea, infeksione tjera. Antibiotikët mund të shkatërrojnë bakteret e dobishme dhe të lejojnë zhvillimin e baktereve të rrezikshme rezistente në barna.

Përcjellja e kujdesshme e shëndetit tuaj mund të ju ndihmojë të identi-fkoni simptoma tjera. Mbani mend, kolla është vetëm simptomë, jo sëmundje, dhe shpeshherë rëndësia e kollën mund të përcaktohet kur zhvillohen simptomat tjera.

Tags: , , , , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker