Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

May 12, 2013 Semundjet

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

Ndryshimet ne mukoze, dhembe ose gjuhe mund te jene shenja paralajmeruese per semundje serioze.

Era e keqe nga goja
Ndoshta behet fjale per halitozen, e cila mund te jete pasoje e shume faktoreve, madje edhe e diabetit te padiagnostikuar. Ne mesin e shkaktareve te tjere eshte edhe etja kronike ose lodhja kronike. Behuni gati per nje kontrollim sistematik.

Goja e thate
Ndoshta e keni sindromen e Sjogrenovit, semundjen autoimune, per shkak te se ciles organizmi nuk prodhon peshtyme ose lot te mjaftueshem. Duke pasur parasysh qe peshtyma eshte e rendesishme per mirembajtje te dhembeve, enjte e rendesishme qe pervec oftamologut, i cili eshte ekspert per kete problem., te vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonje ilac, por ekzistojne mjete, te cilat i reduktojne problemet.

Shija e metalit
Nese zgjat me shume se nje ose dy, dite ka gjasa te behet fjale per mungese te zinkut, i cili e nxit rritjen e sythave te shijes ne gjuhe. Nje analize e thjeshte e gjakut do te zbuloje se per cfare behet fjale. Guaskat, mishi i kuq dhe mishi i shpezeve jane burime te mira te zinkut.

Gungat e imeta ne gjuhe
Zakonisht zhduken vete per nje jave, ndersa disa eksperte mendojne se nje gje e tille eshte nje reagim ndaj ushqimit me shume ereza. Megjithate, nese nuk zhduket dhe ato behen me te medha, kjo mund te jete nje shenje e ndonje semundjeje serioze, sic eshte kanceri oral.

Ngjyra e cuditshme e gjuhes
Gjuha, e cila per nje kohe te shkurter ka ngjyre te kafese ose te zeze, mund te jete pasoje e konsumimit te duhanit ose kafese. Por, gjuha e bardhe ose e verdhe, e cila percillet me kruajtje ose ndjeshmeri, mund te jete shenje e infektimit me baktere. Ilacet do m zgjidhin shpejt problemin.

Dhembet e tejdukshem
Ndoshta ju mundon kthimi i thartires nga lukthi. Me kalimin e kohes, thartira mund ta gerryeje shtresen shkelqyese te dhembeve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.

Dhembet e demtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kercellimi i dhembeve. Kjo eshte pasoje e stresit shume te madh. Mesoni qe te relaksoheni dhe e blini nje mbrojtes te dhembeve, qe do ta perdorni gjate kohes se fjetjes.

Mishi i zbehur i dhembeve
Mund te behet fjale per anemine. Nese e rritni konsumimin e ushqimit te pasur me hekur kjo gje mund te permiresohet, por, megjithate, kontaktoni me mjekun, sepse nje gje e tille mund te jete simptome edhe e semundjeve te tjera.

Terheqja e mishit te dhembeve
Ndoshta e keni paradentozen, e cila eshte pasoje e higjienes se dobet orale. Paradentoza eshte e rrezikshme sepse pervecqe sjell deri te renia e dhembeve, bakteret hyjne ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe mund te demtojne organin vital sic eshte zemra. Pastrojini dhembet rregullisht, si ,dhe perdoreni perin per dhembe.

Tags: , , , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker