Semundja e sides (HIV, AIDS)

September 19, 2012 Semundjet

sidaSemundja e sides eshte nje semundje qe shkaterron ngadale imunitetin e trupit. Pa keto mbrojtje te rendesishme, nje njeri me SIDE nuk mund te ruhet nga mikrobet ose kancer.

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.

Simptomat
Infeksioni i qelizave te bardha te gjakut nga virusi. Pas kontraktues me virusin e HIV, shume njerez te zhvillojne simptoma te ngjashme me nje grip te pergjithshem. Kjo eshte zakonisht, ethe dhimbje koke,muskujve dhe dhimbje te pergjithshme, dhimbje stomaku, nyjet limfatike fryre. Kjo simptome si te gripit mund te zgjase nje jave ose dy, pastaj zhduken. Disa njerez, megjithate, jane plotesisht asimptomatike (nuk tregojne simptome).


Vazhdo… »

Sinuset e hundeve

September 19, 2012 Semundjet

sinusetSinusiti nuk është një sëmundje që duhet nënvlerësuar sepse në rast moskurimi mund të shkaktojë probleme serioze të syrit dhe trurit. Në disa raste ai mund të përfundojë dhe me vdekje. Një sinusit i pakuruar mund të shkaktojë apses të trurit apo meningjit, çrregullime në shikim etj. Si rezultat personi i sëmuri mund të verbohet ose paralizohet. Sinuset shpesh ngjasojnë me një ftohje të thjeshtë, por se simptomat zgjasin më gjatë. Nëse zgjasin më shumë se dy javë, ekziston mundësia e infektimit. Nëse nuk i shëroni me kohë, problemet mund të zgjasin nga tre javë deri në tre vite. Ekzistojnë disa shërues natyralë, që mund ta lehtësojnë dhe mposhtin infeksionin e sinuseve.

Simptomat e sinuseve (sinusit)
Sinusiti akut zakonisht shfaqet pas një gripi apo rrufe duke shkaktuar çrregullime në sinuse dhe si rrjedhojë lindjen e çrregullimeve anatomike në hundë, sëmundjeve alergjike apo të mukozës së hundës. Secila prej këtyre sëmundjeve mund të shkaktojë sinusitin. Shenja e sinuzitit jane sekrecione te trasha nga hundet, dhimbje ose presion ne fytyre dhe dobesim i nuhatjes. Ka disa nendarje per sinuzietet ne varesi te kohes qe ato zgjasin – akute, subakute, kronike, perseritese.


Vazhdo… »

Semundjet e veshkave

December 5, 2011 Semundjet

Sëmundjet e veshkave dhe diabeti

Sëmundjet e veshkave janë një nga komplikimet që vijnë si rezultat i diabetit, pas një kohe të gjatë. Aktualisht tek një e treta e njerëzve që vuajnë nga diabeti mund të zhvillohen dhe sëmundjet e veshkave. Kjo fletë informuese shpjegon se si diabeti mund të ndikojë tek veshkat, duke përfshirë një informacion të përgjithshëm për veshkat, sëmundjet e veshkave, simptomat dhe trajtimin e tyre. Gjithashtu do të shpjegojë sesi njerëzit me diabet mund të parandalojnë dëmtimin e veshkave.

Veshkat
Veshkat janë organe të rëndësishmë që shërbejnë si kullues për të filtruar dhe pastruar gjakun dhe për të eliminuar mbetjet dhe lëngjet e tepërta, duke urinuar. Ato rregullojnë sasinë e lëngjeve dhe të kripërave të ndryshme të trupit, duke ndihmuar për të kontrolluar tensionin e gjakut. Ato shërbejnë gjithashtu për të lëshuar hormone dhe vitaminën D, e cila kontrollon tretjen e kalciumit në kocka.


Vazhdo… »

Semundja e sheqerit (Semundja e diabetit)

December 5, 2011 Semundjet

Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur insulina e prodhuar nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglikemia ose nivele të rritura të sheqerit në gjak është një ndërlikim i shpeshtë i diabetit të pakontrolluar, i cili nëse nuk trajtohet për periudha të gjata shkakton dëme serioze të organeve të trupit, veçanërisht të sistemit nervor dhe enëve të gjakut.

Ekzistojnë tri lloje të diabetit dhe ata janë:
1. Diabeti i Tipit 1
2. Diabeti i Tipit 2
3. Diabeti gestational


Vazhdo… »

Semundjet nga droga

December 5, 2011 Semundjet

Përdoruesit e drogës mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien sociale. Ata shpesh nuk përfitojnë nga shërbimet e shëndetit publik si pasojë e stigmës dhe diskriminimit. Pasojat shëndetësore të përdorimit të drogave (vecanërisht të atyre që injektojnë) do të vijojnë të përkeqësohen, ndërsa rritet barra e disa sëmundjeve të tjera që lidhen me përdorimin e drogës. Epidemitë e malarjes, tetanozit, hepatiti C (HCV), infeksione të tjera me natyrë parazite apo bakteriale, bashkë me disa sëmundje të tjera, i atribohen përdorimit të drogave. Një seri e gjerë e komplikacioneve infektive e lidhur me injektimin e drogave është dokumentuar që në raportet të hershme. Infeksioni i HIV-it ka marrë përmasa dramatike, dhe ka ndryshuar perceptimin e grupeve të përdoruesve të drogës.

Shumica e përdoruesve përdorin kanabis, por ka një rritje të personave që janë të varur nga heroina. Problemi i drogës është shtrirë në mbarë vendin, por është më akut në zonat urbane të Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Korcës si dhe Gramshit. Vdekjet nga mbidoza kanë qenë rreth 40, por rastet e vdekjeve mund të jenë më të larta si pasojë e mosraportimeve të sakta. Përdorimi intravenoz i drogave është një shkak themelor për përhapjen e HIV/SIDA dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. Vlerësohet se rreth 8000-10000 përdorues injektojnë, kryesisht heroinë, si dhe përdorin të njëjtat shiringa duke shtuar rreziqet për shëndetin e përdoruesit.

Semundjet seksuale

December 5, 2011 Semundjet

Sëmundjet Seksualisht të Transmetuara

Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mjekë, vazhdojnë të besojnë që vajzat e “mira” s’marrin Sëmundje që Transmetohen Seksualisht (STS). Dhe kur ndodh të kapim të tilla sëmundje, mund të marrim mbi vete vulën se kemi shumë partnerë seksualë, po qemë beqare, ose se jemi “jo besnike “, kur kemi një marrëdhënie monogame. Dhe më e keqja, mund të mos jemi në gjendje të marrim dot ndihmë mjekësore ose këshillim mjekësor, atëherë kur kemi nevojë më shumë se kurrë për to. Për sa kohë që shoqëria jonë vazhdon t’i shikojë STS- itë si një mënyrë ndëshkimi për njerëz që kanë marrëdhënie seksuale të rastit, problemi bëhet i vështirë për t’u diskutuar dhe aq më shumë për t’u çrrënjosur.

Çfarë janë SDT-itë?
STS është një term që aplikohet për më shumë se dy dyzina sëmundjesh që transmetohen kryesisht nëpërmjet seksit anal, oral apo vaginal. Efektet e tyre nuk kufizohen në organet riprodhuese dhe jo gjithmonë ato duhet të përfshijnë aktivitetin seksual, por në pjesën më të madhe të rasteve ai përfshihet. Në shumicën e rasteve organizmat që shkaktojnë STS- itë hynë në trup nëpërmjet membranave mukoze: sipërfaqes së ngrohtë dhe të lagësht të vaginës, uretrës, anusit dhe gojës. Megjithatë, në disa raste, ekspozimi ndaj plagëve të hapura në lëkurë, ose tipe të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë mund të jenë të mjaftueshme për të transmetuar infeksionin (shikoni përshkrimin e secilës sëmundje). Përveç këtyre, çdo çarje apo dëmtim që lejon mikrobet të hynë në rrjedhën e gjakut mund të rrisin rrezikun e transmetimit në mënyrë të veçantë për infeksione të ardhura nga gjaku si HIV dhe Hepatit B. Hepatiti është e vetmja STS për të cilën egziston një vaksinë.


Vazhdo… »

Myshqet

December 5, 2011 Semundjet

AGJENSET INFEKTIVE

Myshqet mund të ndahen në ato të cilat mbesin në sipërfaqe dhe ato të cilat invadojnë në organe dhe thellë në inde. Parazitet protozoarë, Helmintet, Ektoparazitet. Myshqet veprojnë më shumë kur ka lagështi dhe tempeatura është e lartë. Katetëret intravenozë te pacientët e hospitalizuar shpesh shkaktojnë bakteriemi me staphylococus ose organizma gram-negativë.

Semundjet nga duhanit (Demet e duhanit)

November 24, 2011 Semundjet

Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifkuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj. Katrani, nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë. Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhani. Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.

Nikotina është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.

Gazi i monoksidit të karbonit që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fzike lodhen më shpejt.


Vazhdo… »

Semundjet e melcise (lukthit)

November 24, 2011 Semundjet

Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.


Vazhdo… »

Semundjet e shpines

November 16, 2011 Semundjet

Dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze. Një në pesë persona vuajnë nga dhimbjet e shpinës, të cilat mund të shfaqen në çdo grupmoshë. Rritja e rasteve të dhimbjeve të shpinës me shtimin e përdorimit të kompjuterit, mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve të ndryshme serioze duke filluar që nga osteoporoza deri tek sëmundje të thjeshta si dëmtimi muskular.

Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit,shkruan “

Start”. Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. Ja si radhiten sëmundjet me shenjë kryesore dhimbjen e shpinës:


Vazhdo… »

« Postimet e meparshme Postimet ne vijim »

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker