Semundja e sheqerit (Semundja e diabetit)

December 5, 2011 Semundjet

Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur insulina e prodhuar nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglikemia ose nivele të rritura të sheqerit në gjak është një ndërlikim i shpeshtë i diabetit të pakontrolluar, i cili nëse nuk trajtohet për periudha të gjata shkakton dëme serioze të organeve të trupit, veçanërisht të sistemit nervor dhe enëve të gjakut.

Ekzistojnë tri lloje të diabetit dhe ata janë:
1. Diabeti i Tipit 1
2. Diabeti i Tipit 2
3. Diabeti gestational

Paradiabeti është një gjendje në të cilën individë të caktuar kanë nivele të larta të sheqerit në gjak, por nuk mund të klasifikohet në grupin e diabetikëve. Këta njerëz rrezikohen më shumë nga diabeti i Tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Gjatë një periudhe më të gjatë diabeti:
- rrit rrezikun nga infarkti dhe goditja në tru. 50% të personave që vuajnë nga diabeti vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i realizuar nga OBSH ë periudhën nga viti 2005-2008 te personat me diabet të moshës 20 vjeçare e sipër ka konstatuar se 67% e tyre kanë tension të lartë të gjakut;
- në kombinim me rrjedhjen e reduktuar të gjakut, shkakton ulcera në këmbë, dhe në rastet më të rënda edhe vdekje;
- shkakton retinopati diabetike, që është një nga shkaqet kryesore të verbërimit;
- është ndër shkaqet kryesore të keqfunksionimit të veshkave si pasojë e të cilit vdesin 10-20% e personave me diabet;
- shkakton neuropati ose dëmtimin e nervave;
- shkakton inflamacion të mishrave të dhëmbëve dhe paradontopati;
- rreziku i përgjithshëm i vdekshmërisë te personat me diabet është dy herë më i lartë se sa te personat pa diabet.

Në qoftë se diabeti nuk kurohet përshtatshmërisht, hyrja e tepërt e sheqerit në gjak (hiperglicemia), shkakton me kalimin e kohës dëme në të gjitha organet. Ndërlikimet e shkaktuara nga diabeti, shkatrrojnë të gjitha arteriet e një kalibrit të madh (zemra, truri, gjymtyrët e poshtëme)dhe të kalibrit të vogël(sytë, veshkat), dëmtojnë edhe nervat (sisteminnervor simpatico esistemin nervor autonom).

Tags: , , , , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker