Semundja e sides (HIV, AIDS)

September 19, 2012 Semundjet

sidaSemundja e sides eshte nje semundje qe shkaterron ngadale imunitetin e trupit. Pa keto mbrojtje te rendesishme, nje njeri me SIDE nuk mund te ruhet nga mikrobet ose kancer.

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.

Simptomat
Infeksioni i qelizave te bardha te gjakut nga virusi. Pas kontraktues me virusin e HIV, shume njerez te zhvillojne simptoma te ngjashme me nje grip te pergjithshem. Kjo eshte zakonisht, ethe dhimbje koke,muskujve dhe dhimbje te pergjithshme, dhimbje stomaku, nyjet limfatike fryre. Kjo simptome si te gripit mund te zgjase nje jave ose dy, pastaj zhduken. Disa njerez, megjithate, jane plotesisht asimptomatike (nuk tregojne simptome).

Çka eshte HIV?
Shkurtese e cila rrjedhe nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerezor i cili demton sistemin e imunitetit. Ështe virusi qe e shkakton Aids apo Siden siq njihet tek ne. HIV e demton sistemin imun ne trup dhe personi me virus eshte i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a eshte HIV pozitiv nuk do te thote se vuan nga Aids. Mund te shkojne vite te tera deri sa HIV ta demton sistemin imun dhe personi te semuret. Gjate kesaj kohe personi me HIV pozitiv mund te jetoje me shendet te mire me vite te tera pa zhvilluar Aids.

Si perhapet kjo semundje?
- Duke patur marredhenie seksuale pa prezervative.
- Te perdoresh gjilpera ose shiringa te perdorura.
- Nga femra tek femija e saj ne shtatzani, lindje ose ushqimi gjinor.
- Tatuazh ose “piercings” (objekte te ndryshme te vendosura ne trup me metoden e shpuarjes se vatheve) me gjilpera te ndotura.
- Transfuzion gjaku ose organe transplant.
- Nuk mund te kontaktosh HIV nga insekte ose prej puthjeve. Gjithashtu, nuk mund te kontaktosh HIV ne qofte se nje i semure kollitet, peshtyn ose teshtin tek ty.

Trajtimi dhe mjekimi e semundjes se sides
Terapia kunder HIV eshte tretman me ilaqe qe e sulmojne HIV. Keto ilaqe nderprejne menyren e shumimit te virusit brenda qelizave njerezore, por keto ilaqe nuk mund ta shkaterrojne virusin krejtesisht. Ilaqet kunder HIV zakonisht pershkruhen ne kombinim te tri apo me shume lloje te ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet te larte antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur eshte prezentuar, kjo terapi eshte vertetuar se eshte efektive per ta kontrolluar HIV dhe ta vonoje fillimin e Aids per shume njerez mirepo jo te gjithe.

Tretmanet ju kane ndihmuar shume njerezve por ilaqet kane kunderindikacione qe ndonjehere mund te jene serioze. Kjo mund te beje veshtire te vazhdohet me tretmane dhe mund te kete reagim te tretmaneve te komplikuar qe njerezit duhet ta vazhdojne. Keto veshtersi per te vazhduar me ilaqe mund te thote se tretmani mund te deshtoje. Poashtu sa me gjate qe merren keto tretmane mundesi te deshtojne jane me te larta. Tretmanet deshtojne kur HIV i reziston ilaqet qe merren. Kur nje kombinim deshton, nje kombinim tjeter i ilaqeve duhet te merret, por sa me shume qe tretmanet deshtojne me veshtire eshte qe te gjindet kombinim i sukseshem.

Tags: , , , , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker