Semundjet e fytit

November 15, 2011 Semundjet

Semundjet e fytit tek femijet

Semundja e fytit eshte infeksion i fytit i cili vjen nga faktore infektive ose te skuqjes. Shfaqet ne pergjithesi tek femijet e moshes nga 3 muaj deri ne 3 vje dhe ne pergjithesi kap femijet meshkuj. Shfaqet pa pritur duke mbizoteruar ne oret e nates dhe nga ndonjehere paraqitet me shenjat si te ftohjes.

Jan te pranishem: Temperature ne disa raste me ngritje temperature te disa vizave (ngrihet pak). Disfonia (qe do te thot ngjirje e zerit ose ikje e zerit). Kolla shqetesuese eshte karakteristike e semundjes se fytit sa qe quhet ndryshe “zhurrme kembanash” o “ulurim gomari” o “lehje qensh” ose “gjeli qe kendon”. Kjo kolle quhet ne gjuhen mjeksore kolle qe leh.

Veshtiresia ne frymemarje nga ana e femijes, veshtiresia per te futur ne ajer ne mushkrite e tij, si rrjedhim rritje ne vazhdim e frymemarjes (e shpeshtuar).

Cfare duhet te bejme?

Mund te perdoren raste dhe menyra qe duken si shtepiake por kane rendesin e tyre. Mbi te gjitha duhet qe femija te qetesohet dhe te mos qaj sepse e qara dhe ankthi bejne qe te shpeshtohet frymemarja dhe acaron fytin.Duhet te pergatisim qe ambienti ku rrin femija te kete pak lageshti do me thene te perorni aparate qe ndihmojne lageshtine si per shembull (umidifikator o vaporizator).

Nje menyre shume e thjesht dhe e shpejte per te bere avull, ne pamundesine e aparaturave te mesiperme, eshte qe te hapni rubinetin e ujit te ngrohte qe te krijoje sa me shume avull duke ndihmuar keshtu ne shendetin e femijes. Por kjo mund te kete me teper efekt ne ambjente te vogla.Mund te perdorni aerosol me leng fisiologik dhe kortison vetem ne qofte se femija ka patur shpesh here kete problem te fytit dhe me gjithe ate gjithmone dhe vetem nen keshillen e mjekut (edhe mjekimi me kortison eshte i mundur vetem sipas keshilles se mjekut).

Semundjet e fytit tek te gjithe dhe sherimi

Dhimbja në fyt me rastin e gëlltitjes, temperatura e rritur, dhimbja e kokës dhe dhimbjet në nyja dhe muskuj, tregojnë në angjinë dhe tonzitilis, njëra nga sëmundjet më të përhapura gjatë dimrit.

Më së shpeshti bëhet fjalë për inflamacion i shkaktuar nga streptokokoza, e cila përfshin fytin, bajamet apo nyjat limfatike në qafë. Sëmundja kërkon kurim, ndërsa terapia përcaktohet pas marrjes së shtupës nga fyti.

Mirëpo, ekzistojnë receta popullore me ndihmën e të cilave mund të zbuten simptomat fillestare dhe dhimbjet në fyt.Provoni edhe këtë: katër lugë sherbele zieni në dy gota ujë, lëreni të qëndrojë gjysmë ore, kullojeni dhe pastrojeni fytin disa herë gjatë ditës.

Lecka të nxehta rreth qafës.
Një arnë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një maramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë.

Limoni i fuqishëm
Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore.

Preparate për shparitje të fytit
Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.

Tags: , , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker