Semundjet kronike

October 13, 2011 Semundjet

Definicioni: “Sëmundja akute është një vizitorë i papritur i cili e lëshon shtëpinë pas një kohe të shkurtë. Sëmundja kronike, përkundrazi planifikon qëndrim të pakufizuar dhe me kohë bëhet pjesë e familjes”. “Sëmundja kronike është prezencë, akumulim apo latence ireversibile e gjendjes së sëmur, apo dëmtim i cili angazhon tërë ambientin njerëzor për kujdes mbështetës, mirëmbajtje të funksioneve dhe prevenim të paaftësive të mëtutjeshme”. Termi “gjendje kronike” interpretohet si term i cili përfshinë çfarë do forme të sëmundjes kronike apo të kompleksit të simptomave apo paaftësive të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet terminale.

Të ndihmuarit pacientëve dhe familjeve për tu ballafaquar me sëmundjet kronike Shumica e familjeve gjatë ciklit jetësor ballafaqohen me sëmundje kronike të ndonjë anëtari të tyre. Prevalenca e sëmundjeve kronike është në rritje dhe se në SHBA ka zëvendësuar sëmundjen akute sishkaktar kryesor të mortalitetit dhe morbiditetit. Gjysma e të gjithë njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare dhe një e katërta e atyre në mesë të moshës 45 dhe 65 vjeçare kanë kufizime të aktiviteteve të tyre për shkak të së paku një gjendje kronike.

Paraqitja e sëmundjes kronike e afekton edhe familjen në masë mjaftë të madhe dhe se aftësia e familjes për tu adaptuar në sëmundjen kronike ndikon edhe në kursin e sëmundjes. Familjet, duke përjashtuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, paraqesin kujdestarët primar për pacientin me sëmundje kronike. Familja është ajo që më së shumti ndihmon në plotësimin e kërkesave fizike të një sëmundje, duke përfshirë këtu prej përgatitjes së ushqimit special për anëtarin e familjes i cili vuan nga sëmundja e zemrës e deri te ndihma në administrimin e insulinës për anëtarin me diabet. Për më tepër familjet zakonisht janë burimi kryesor i mbështetjes emocionale dhe sociale; pacientët me familjen e tyre mund t’i ndajnë frustracionet e ndryshme dhe problemet që ballafaqohen gjatë jetës së tyre në prani të sëmundjes kronike.

Sëmundja kronike afekton të gjitha aspektet e jetës familjare. Shumica e pacientëve dhe familjet e tyre ballafaqohen me sukses me kërkesat dhe streset e sëmundjes kronike dhe kanë tendencë të krijojnë raporte më të afërta mes tyre. Disa familje mund të mbyllen tepër duke marrë përsipër përgjegjësi të madhe për përkujdesje të anëtarit të sëmur dhe ne

Tags: , ,

Semundjet.com | Platforma e perdorur WordPress. Emra Shqip | Horoskopi Shqip
eXTReMe Tracker